SNHR: Në sulmet ruse në Siri kanë humbur jetën mbi 5700 civilë

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në sulmet ruse në Siri të cilat vazhdojnë më shumë se 2 vjet, kanë humbur jetën 5,783 civilë.
SNHR publikoi një raport në lidhje me bilancin e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë për mbështetje të regjimit të Bashar Al Asadit dhe me arsyetimin e luftës kundër terrorizmit të cilin e filloi më 30 shtator 2015.

Në raport theksohet se në periudhë prej 30 shtator 2015 deri më 31 dhjetor 2017, numri i civilëve të vdekur nga ndërhyrja ushtarake ka arritur në 5,783, prej të cilëve 1,596 janë fëmijë dhe 992 gra.

Gjithashtu në raport bëhet e ditur se humbjet civile nga sulmet e forcave ruse më së shumti kanë ndodhur në rajonet të cilat kanë dalë nga kontrolli i regjimit. Theksohet se nga sulmet e Rusisë të cilat i ka kryer me regjimin e Asadit rreth 2 milionë e 300 mijë persona janë zhvendosur nga vendet e tyre.

SNHR e cila sulmet ku të paktën 5 persona kanë humbur jetën i karakterizon si “masakër”, në periudhën në fjalë (27 muaj) forcat ruse kanë kryer 294 masakra.

Sipas raportit në sulmet ruse kanë humbur jetën 53 punonjës shëndetësie, ndërsa qendrat e shëndetësisë janë shënjestruar 141 herë. Ndërkohë theksohet se forcat ruse në 217 sulme kanë përdorur bombë thërrmuese.

SNHR bëri thirrje që të ndalohen sulmet ndaj civilëve në Siri, ndërsa nga Rusia është kërkuar që t’i rindërtojë qendrat e shëndetësisë dhe shkollat që i ka bombarduar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit