Socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Spanjë

Mos i humb

Zgjedhjet e treta parlamentare në Spanjë brenda katër viteve kanë bërë pak për të larguar pasigurinë mbi të ardhmen politike të ekonomisë së katërt më të madhe në eurozonë.

Partia Socialiste e qendrës së majtë fitoi zgjedhjet në votimin e së dielës, duke grumbulluar thuajse 29 për qind të votave, ku tani do të përpiqet të formojë qeveri.

Por me vetëm 123 deputetë në Kongresin e deputetëve prej 350 vendeve, duhet të negociojë mbështetjen e partive më të vogla rivale për të miratuar legjislacionin.

Madje edhe një aleancë me partinë e majtë ekstreme të masave anti-shtrënguese United We Can (Të Bashkuar Mundemi) nuk do t’i jepte socialistëve numrin kyç prej 176 vendeve.

Pasqyra politike e Spanjës është fragmentuar më tej, me partinë ekstremiste të djathtë Vox, e cila ka hyrë në parlamentin kombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit