Socialisti Balla “refuzon” 4.5 milion eurot e Bashës: janë të Babales!

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzës karshi tij, bërë nga kryedemokrati Basha. Ky i fundit, ia faturoi Ballës sasinë prej afro 4.5 milion euro kapur në dy automjete në Portin e Durrësit.

Por  socialisti ka zgjedhur ta injorojë akuzën, duke e mveshur reagimin me gjuhë përtallëse.

O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve”, u shpreh Balla. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit