Ballina Shëndetësi Soda e bukës lufton artritin

Soda e bukës lufton artritin

32
0

Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një studim i ri.

Ky përbërës kryesor i kuzhinës, që njihet gjithashtu si soda bikarbonate, mund të parandalojë dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid dhe inflamacioni, ka zbuluar një studim i ri.

Pas vetëm 2 javësh pasi konsumuan ujë me sodë buke, njerëzit prodhuan më pak qeliza autoimunitare që nxisin inflamacionin dhe e përkeqësojnë atë.

Autori i studimit, dr. Paul O’Connor, nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, citohet nga “Daily Mail”: “Ndryshimi nga inflamator në antiinlamator ndodh kudo. E vërejmë në veshka, shpretkë, gjak. Është një mënyrë potenciale e sigurt për të trajtuar sëmundjen inflamator”.

Simptomat e zakonshme të artritit janë dhimbja dhe ngurtësimi. Janë më shumë se 100 lloje artritesh përfshirë artritin reumatoid dhe gutën.

Artriti reumatoid prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Gratë janë më shumë se 3 herë më të rrezikuara se meshkujt për të zhvilluar këtë sëmundje. Ata me histori familjare të artritit reumatoid gjithashtu janë më vulnerable.

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike ku sistemi imunitar bën që trupi të sulmojë veten, duke shkaktuar ënjtje, ngurtësim dhe dhimbje të kyçeve. Artriti reumatoid, forma e dytë më e zakonshme e artritit, fillon mes moshës 40-50 vjeç, ku godet zakonisht duart, kyçet dhe gjunjët.

Shkencëtarët u kërkuan njerëzve të konsumojnë sodë buke të tretur në një shishe ujë. Rezultatet në fund treguan përmirësime në gjendjen e pacientëve, të cilët patën lehtësime të dhimbjeve./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here