Sodë Bikarbona për infeksione urinare!

Mos i humb

Me siguri së paku një herë në jetë keni ndier djegie me rastin e urinimit apo rëndesën dhe shtypjen në fshikëzën urinare.

Kur të shfaqen simptomat e këtilla fjala është kryesisht për infeksion urinar, transmeton Telegrafi.

Kjo është vështirësi e shpeshtë e cila shfaqet kur mikroorganizmat, të cilët jetojnë në traktin urogjenital dhe në zorrë, arrijnë në fshikëzën e urinës.

Më shumë se 90% e të gjitha infeksioneve urinare i shkakton bakteri Escherichia coli, i cili natyrshëm gjendet në zorrët tuaja.

Infeksionet urinare shumë shpesh sulmojnë femrat dhe për këtë ekziston sqarim anatomik.

Bakteret e padëshiruara lehtë hyjnë në fshikëzën e femrës për shkak të mbushjes së gypit urinar, i cili është shumë të shkurtër. Infeksioni më së shpeshti shfaqet te gratë e sapomartuara dhe ato në menopauzë.

Simptomat e infeksionit urinar janë ndjenja e presionit në fshikëzën urinare, djegie me rastin e urinimit, urinë e turbullt dhe gjak në urinë, temperatura e ngritur dhe dhembjet në pjesën e poshtme të stomakut.

Nëse i keni këto simptoma, filloni sa më parë shërimin, sepse zvarritja e madhe mund të çojë deri në atë fazë që bakteret të arrijnë në veshka dhe të shkaktojnë komplikime më të mëdha.

Soda e bikarbonatit është super-artikull i vërtetë i cili ka cilësi alkalike, që do të thotë e neutralizon thartirën e urinës, andaj mund të ndihmojë te infeksionet bakteriale të traktit urinar.

Në 2,5 dl ujë shtoni 1 lugë të vogël sodë bikarbonati dhe përzieni mirë. Pini gjithë të gjithën. Më së miri është që ta pini menjëherë në mëngjes.

Sodën e bikarbonatit mos e përdorni në vazhdimësi më shumë se një javë.

Aplikimi i saj nuk u rekomandohet atyre të cilët duhet patjetër të kujdesen për sasinë e marrjes së kripës, sepse ky artikull përmban mjaft natrium. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit