Somali, ngrihen akuza për sulmin më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mos i humb

Prokurorët e Somalisë kanë ngritur akuza kundër pesë personave për bombardimet vdekjeprurëse me kamionë gjatë vitit të kaluar, ku si pasojë humbën jetën më shumë se 400 persona.

Katër të dyshuarit të hënën u paraqitën në një gjykatë ushtarake në kryeqytetin somalez Mogadishu, ndërsa njëri është në arrati.

Sipas gjykatës ata janë Hassan Adan Isack, Abduwali Ahmed Diriye, Abdul Abdi Warsame, Mukhtar Mohamud Hasan dhe Abdullahi Ibrahim Hassan.

Hassan Ali Nur Shute, shefi i gjykatës ushtarake, ka akuzuar Hassan Adan Isack, për ngasjen e automjetit me eksploziv, duke koordinuar sulmin e 14 tetorit dhe disa vrasje në Mogadishu.

Sipas gjykatës të dyshuarit që nga 14 tetori i vitit 2017 ishin në paraburgim dhe seanca gjyqësore do të zhvillohet të enjten.

Qeveria e Somalisë fajëson grupin militant Al-Shabaab për bombardimet më vdekjeprurëse në historinë e vendit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit