Somali, sulm me bombë në afërsi të Pallatit Presidencial

Mos i humb

 

 

Në sulmin me bombë të kryer në afërsi të Pallatit Presidencial në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thuhet se ka të vdekur dhe të plagosur.

Zyrtari policor, Muhammed Huseyin në deklaratën për agjencinë e lajmeve AP, tha se dy autobomba kanë shpërthyer në afërsi të pikave të kontrollit të Pallatit Presidencial.

Ai duke theksuar se nga sulmi ka të vdekur dhe të plagosur, tha se pas shpërthimit të parë punonjësit e sigurisë janë përleshur me personat e armatosur.

Nuk u dha informacion për kryesin e sulmit, ndërsa dihet se organizata terroriste Esh-Shebab e cila mban nën kontroll disa vende në jug të vendit kryen sulme që merr në shënjestër institucionet e rëndësishme dhe forcat e sigurisë në Mogadishu.

Militantët e Esh-Shebab edhe javën e kaluar kishin kryer sulm me autobomba kundrejt Ministrisë së Brendshme dhe Punëve Federale, ku kishin humbur jetën të paktën 9 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit