Somali, sulm ndaj autokolonës së ushtarëve italianë

Mos i humb

Një sulm kamikaz me autobombë është ndërmarrë gjatë kalimit të autokolonës së ushtarëve italianë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e afërta me Ministrinë e Mbrojtjes së Somalisë, mësohet se një kamikaz në lagjen Heden në Mogadishu ka shpërthyer automjetin e ngarkuar me lëndë shpërthyese gjatë kalimit të autokolonës së ushtarëve italianë të cilët shoqëronin delegacionin e Bashkimit Europian.

Pas bisedimeve që delegacioni i BE-së ka kryer me Ministrinë e Mbrojtjes së Somalisë është bërë e ditur se delegacioni është duke vazhduar në drejtim të qendrës ushtarake Haleni.

Ndërkohë nuk janë dhënë informacione nëse ka patur të vdekur apo të plagosur gjatë sulmit.

Në anën tjetër organizata terroriste Esh-Shebab ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.

Sipas një deklarate të bërë nga një faqe interneti e afërt me organizatën thuhet se një prej elementëve të Esh-Shebab kanë vënë në objektiv autokolonën e ushtarëve italianë që shoqëronin delegacionin e BE-së./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit