Sondazh, gjermanët kundërshtojnë njohjen e Kudsit për kryeqytet të Izraelit

Mos i humb

Pjesa dërmuese e qytetarëve gjermanë kundërshtojnë njohjen e Kudsit për kryeqytet të Izraelit, flasin të dhënat e një sondazhi të zbatuar nga e përditshmja Die Welt.

Nga të anketuarit, rreth 64 për qind janë përgjigjur se janë kundër një njohjeje eventuale të Kudsit për kryeqytet të Izraelit nga qeveria gjermane, ndërsa 27 për qind janë shprehur se do të përkrahnin një vendim të tillë, i cili do të ndiqte hapat kontroverse të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sondazhi është zbatuar në datat 11-13 dhjetor, në bashkëpunim me institutin Civey.

Të dhënat e publikuara të sondazhit flasin se rreth 67 për qind e qytetarëve të cilët kanë votuar bllokun Social-Demokrat (CDU/CSU) të kancelares Angela Merkel, kanë kundërshtuatr ndjekjen e hapave të Trumpit.

Ndryshe nga shifrat e lartpërmendura, 80 për qind e votuesve të Partisë Social Demokrate (SPD) dhe 82 për qind të votuesve të Partisë së Gjelbër, kanë përkrahur idenë e njohjes së Kudsit.

Vetëm përkrahësit e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në shumicë përkrahin vendimin e Trumpit.

Kështu 56 për qind e tyre mendojnë se Berlini zyrtar duhet të njohë Kudsin për kryeqytet të Izraelit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, javën e kaluar kritikoi vendimin e presidentit amerikan, meqë sipas saj, statusi i Kudsit do të duhet të zgjidhet brenda kornizës për zgjidhjen dy shtete dhe përmes negociatave mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimit të gjerë të Lindjes së Mesme, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit palestinezo-izraelit, me palestinezët duke shpresuar se Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund eventualisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit