Sondazhi për ndryshimin e orës merr vetëm 4,6 milionë përgjigje

Mos i humb

Një sondazh online i zhvilluar në mbarë BE-në nëse duhet të vazhdojë praktika e ndryshimit të orës, mori vetëm 4,6 milionë përgjigje para se të mbyllej, thanë sot burime nga Komisioni Europian.

Miliona europianë e shfrytëzuan sondazhin për të arsyetuar nëse duhet  t’i japin fund praktikës së kthimit të kohës mbrapa me një orë nga marsi deri në tetor për të përshtatur ndryshimin e stinëve dhe  oraret gjatë ditës.

Me kërkesë të Parlamentit Europian, Komisioni Europian publikoi sondazhin, i cili filloi më 4 korrik, si pjesë e një vlerësimi më të gjerë për ndryshimin e orës.

Rezultatet ende nuk janë bërë publike. Megjithatë, Komisioni Europian tha sot në një deklaratë se një raport pritet të publikohet javët e ardhshme.

Ndonëse nuk është një referendum i detyrueshëm, rezultatet e sondazhit mund të shërbejnë si pikë referimi për veprimet e nevojshme legjislative për të bërë një ndryshim./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit