Sot bëhen 21 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Mos i humb

Kanë kaluar 21 vjet që nga sulmi i dytë i  forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Pikërisht, sot më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të  mëdha policore serbe, të cilat ishin marrë drejtimin për tek Kulla e Jasharëve, për ta sulmuar atë.

Atë natë,  Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por rezistencë sulmit i bënë Hamza dhe Shabani, bashkë me anëtarët e tjerë.

Kujtojmë se sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998.

Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, vdiqën  59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit