Sot mbyllet rruga Kaçanik – Hani i Elezit

Mos i humb

 

 

Ministria e Infrastrukturës, ka bërë të ditur se magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit, nga sot (e martë) në ora 10.00 do të mbyllet për qarkullim deri në ndonjë vendim tjetër.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, gjatë një konference të jashtëzakonshme ka shpalosur detaje se cilat veprime do të ndërmerren në vijim sa i përket kësaj rruge.

Ai tha se në ditët në vijim do të bëhen matje të vazhdueshme nga ekspertët, në mënyrë që të dihet saktë se sa është lëvizja e terrenit në këtë segment rrugor, që të mund të merren masat e duhura në sanim të dëmit dhe për sigurinë e qytetarëve.

Kjo magjistrale parashihej me rrezik të lartë për qytetarët për shkak të shembjes së dheut ndërsa vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për mbylljen e kësaj rruge vjen pasi në Info Magazine të Klan Kosovës, Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, tha se është përgjegjësi e kësaj ministrie për ta trajtuar me projekt të ri këtë problem infrastrukturor.

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malësor Dashi si pasojë e një aksident trafiku në këtë magjistrale, përfunduan në lumin Lepenc duke u zhdukur për pothuajse një javë.

Trupat e tyre të pajetë u gjetën njëri sot e tjetri para disa ditësh, nga ekipet e shpëtimit në Kosovë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit