Sot në 16:30 zyrtarizohet lajmi për vizat

Mos i humb

Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme Dimitris Avramopoulos ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16 e 30. Përkrah tij, do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.

Siç dihet, në Bruksel, kanë udhëtuar edhe Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dhe Zv/kryeministri Gashi. Komisioni Europian do ta transmetoj LIVE konferencën e Thaçit dhe Avramopoulosit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit