Sot, reshje intensive në Shkodër e Kukës, priten shtrëngata

Mos i humb

Sot priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive. Në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare. Qarqet Durrës dhe Berat pritet të kenë reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata.

Reshjet priten më të dendura gjatë orëve të para të ditës. Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 300m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit, kryesisht nesër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 8 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri në e fortë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit