Sot Samiti i Sofjes; Takimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor

Mos i humb

 

 

Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve europiane, mblidhen të enjten në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti, i pari i ketij lloji ne 15 vjet, synon sipas voas, të rikonfirmojë ardhmërinë europiane të vendeve të rajonit.

 Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e cilësoi atë paraprakisht si një mundësi për të dyja palët.

“Ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit, – u shpreh ai, duke shtuar – Ne duam të demonstrojmë se na intereson zhvillimi social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor, është në interesin më të mirë të bllokut europian.Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”.

Edhe pse në vetvete ky takim shihet gjërësisht si një rikthim i vëmendjes së Brukselit drejt Ballkanit pas një periudhe të gjatë, ai nuk pritet të jetë më konkret nga ç’kishte qenë takimi i Selanikut një dekade e gjysmë më parë. Zyrtarët europian pritet të ritheksojnë qëndrimin se Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë vend që nuk i ka të zgjidhura konfliktet dypalëshe, me theksin te vendosur tek normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd dhe zgjidhja e ngërçit të emrit të Maqedonisë.

Bisedimeve nuk do t’i mungojnë sidoqoftë edhe dimensioni i tyre global. “Duke parë vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush do të thoshte, me miq të tillë, kujt i duhen armiqtë”, tha Tusk duke kritikuar vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, por edhe vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e aluminit dhe çelikut, në emër të sigurisë kombëtare.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit