Spanja i jep fund bllokimit, por me rezerva

Mos i humb

E gjithë Spanja ka hyrë zyrtarisht në periudhën pas hapjes, por jo e gjithë popullsia do të gëzojë të njëjtat liri, pasi çdo gjë do të jetë në varësi të situatës në nivel rajonal, raportoi gazeta ”El Pais”.

Disa rajone spanjolle hyjnë në fazën e parë dhe të tjerët hyjnë në fazën e dytë, që parashikon një zbutje e mëtejshme të masave.

Asnjë rajon për momentin nuk ndodhet në fazën e tretë, ku kthehet jeta në normalitet.

Ndër rajonet që fillojnë fazën e parë janë Madridi, një pjesë e Katalonjës përfshirë Barcelonën, ​Kastijën dhe Valencian, për një total prej 25 milion banorësh.

Rihapen hotelet me 100% të kapacitetit të tyre, megjithatë duke mbajtur larg hapësirat e përbashkëta si dhomat e takimeve dhe ato të konferencave.

Në të njëjtën kohë, midis rajoneve që kalojnë në fazën e dytë janë edhe ishujt Kanarie dhe Baleare, Galicia, Asturias, Kantabria dhe rajonet baske.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit