Spanja tërheq forcat policore shtesë nga Katalonja

Mos i humb

Ministria e Brendshme e Spanjës njoftoi se tërheq mijëra oficerë policie të shpërndarë në rajonin verilindor të Katalonjës me qëllim të parandalimit të mbajtjes së referendumit për pavarësi në tetor të këtij viti.

Ministri i Brendshëm, Juan Ignacio Zoido mbrëmë vonë deklaroi se sipas vlerësimeve të bëra, 5.000 policët shtesë të vendosur më nuk janë të nevojshëm pas kthimit të gjendjes në normale, që kur qeveria qendrore spanjolle mori kontrollin direkt mbi rajonin e paqëndrueshëm, pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Parlamenti katalonjas disa javë pas referendumit.

Spanja u kritikua për përdorimin e forcës së tepruar të policisë në parandalimin e mbajtjes së referendumit. Në trazira u plagosën persona dhe policë.

Qveria qendrore spanjolle më vonë shpërndau Qeverinë dhe Parlamentin katalonjas dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme rajonale të cilat u mbajtën më 21 dhjetor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit