Spanjë, arrin në 5.690 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me shifrën më të lartë ditore të regjistruar në vend me 832 vdekje, në Spanjë ka arritur në 5.690 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka përditësuar të dhënat lidhur me Covid-19, ku sipas kësaj më 25 mars humbën jetën 738 njerëz, më 26 mars 655, më 27 mars 769 dhe sot 832 persona.

Me këto shifra, Spanja bëhet vendi i dytë me numrin e të vdekurve në një ditë nga Covid-19 pas Italisë në të cilën dje u shënuan 969 vdekje.

Me 832 vdekje të reja në 24 orët e fundit numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) në Spanjë ka arritur në 5.690, ndërsa me 8.189 rastet e reja në 24 orët e fundit numri i të prekurve ka arritur në 72.248.

Më tej thuhet se 40.630 prej të prekurve vazhdojnë trajtimin në spitale, ndërkohë që 4.575 prej tyre janë në kujdesin intensiv.

Numri i personave të shëruar me një rritje prej 2.928 në 24 orët e fundit ka arritur në 12.285.

Sipas të dhënave të ministrisë, në administratën autonome të Madridit i cili është rajoni më i prekur, në krahasim me dje me 345 vdekje të reja ka arritur në 757 numri i vdekjeve, ndërsa me 2.277 raste të reja ka arritur në 21.520 numri i të prekurve.

Si pasojë e Covid-19 në vend ka arritur në 10 mijë numri i personelit shëndetësor të prekur nga virusi.

Administratat e tjera autonome me numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve tek të sëmurët e diagnostikuar me koronavirus renditen si më poshtë: Katalonja (1.070 të vdekur, 14.263 raste), Castilla-La Mancha (448 vdekje, 4.512 raste) dhe Castilla- Leon (321 vdekje, 4.791 raste).

Në Spanjë e cila ka përfunduar javën e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, thuhet se mungesa më e madhe në luftën kundër epidemisë janë pajisjet mjekësore dhe personeli shëndetësor.

Personeli shëndetësor në dekaratën e tij mbron idenë se numri i rasteve në të gjithë vendin është mbi 500 mijë por se shifrat e vërteta nuk regjistrohen për shkak se ka nga ata që e kalojnë lehtë sëmundjen dhe prej atyre që trajtohen në shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit