Spanjë, helmim masiv nga ushqimi në restorant. Humb jetën një grua

Mos i humb

Një grua ka humbur jetën dhe 28 persona të tjerë janë ndjerë keq pasi hëngrën në një prej restoranteve të Valencias në Spanjë. 46-vjeçarja nuk u ndje mirë pasi kishte ngrënë darkë në restorantin “Riff” së bashku me bashkëshortin dhe djalin. Ajo ndërroi jetë pak orë pas darkës, ndërsa dy familjarët e tjera u shtruan në spital.

Deri më tani, nga 75 klientë që kanë deklaruar se kanë ngrënë në restorant mes datave 13 dhe 16 shkurt, 29 janë helmuar nga ushqimi. “Përveç gruas që humbi jetën, të gjithë ata që janë ndjerë keq pas ushqimit, kanë dhënë shenja të lehta helmimi, kryesisht vjellje”, thuhet në deklaratën e autoriteteve spanjolle.

Ndërkohë, Bernd Knoeller, pronar dhe shef kuzhine në restorantin “Riff” ka ngushëlluar familjen dhe ka është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet. “Mora vendimin për ta mbyllur restorantin, deri sa të jetë zbardhur ngjarja dhe ta hapim sërish me garancitë e nevojshme për stafin dhe klientët tanë”, ka thënë ai.

“Riff” ishte vlerësuar me një yll nga Michelin, një vlerësim i rëndësishëm dhe prestigjioz në fushën e restoranteve dhe përshkruhej si “restorant me kuzhinë inovative”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit