Spanjë, rritet në 2.694 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Spanjë, kanë humbur jetën gjithsej 2.696 persona me një rritje prej 514 personave në krahasim me dje, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara arriti në 39.673 duke u rritur për 6.584.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës i përditësoi informacionet në lidhje me COVID-19. Sipas kësaj, numri i të vdekurve u rrit në 2.696, ndërsa i rasteve në 39.673.

Kështu që, në vend në 24 orët e fundit është shënuar numri më i madh i vdekjeve dhe të infektuarve me COVID-19.

Nga ministria gjithashtu njoftuan se në 2.636 pacientë po trajtohen në sallat e urgjencës, ndërsa në 24 orët e fundit janë liruar 439 persona, me të cilën numri është rritur në 3.794.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Spanjë filloi të rritet ndjeshëm që nga 19 marsi.

Sipas statistikave, më 19 mars humbën jetën 169 persona, 215 më 20 mars, 344 më 21 mars, 394 më 22 mars, 462 më 23 mars dhe sot 514 persona humbën jetën nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit