Spanjë, vazhdon rritja e shpejtë e rasteve me Covid-19

Mos i humb

Me 324 vdekjet e reja që janë shënuar në 24 orët e fundit në Spanjë numri i të vdekurve është rritur në 1.326 ndërsa me 5.000 mijë raste të reja është rritur në rreth 25 mijë numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri (Covid-19), (AA).

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me Covid-19, ku ka tërhequr vëmendjen rritjet e mëdha në shifrat e vdekjeve dhe të rasteve në 24 orët e fundit të cilat dje ishin 1.002 vdekje dhe 19.980 raste.

Ministria ka njoftuar se numri i të vdekurve ka arritur në 1.326 dhe numri i rasteve në 24.926.

Sipas të dhënave, në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, i cili është rajoni më i prekur nga Covid-19, janë shënuar 176 vdekje të reja çka e ka rritur në 804 numrin e vdekjeve ndërsa numri i personave të prekur është rritur në 8.921.

Të gjitha mundësitë në qytet janë vendosur në shërbim të shëndetësisë pasi disa hotele të mëdha janë shndërruar në spitale, ku dhe në hapësirën e panaireve IFEMA është ngritur një spital i përkohshëm me kapacitet prej 5.500 shtretër.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së ambulancave edhe autobusët e bashkisë kanë filluar të transportojnë të sëmurët me koronavirus.

Ndërkohë edhe zyrtarët e spitaleve ankohen për pamjaftueshmërinë e produkteve mjekësore për të mbrojtur personelin kundër virusit.

Ministri i Brendshëm, Fernando Grande Marlaska tha se 157 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë janë infektuar me Covid-19 ku si pasojë dy nga pjesëtarët e xhandarmërisë kanë vdekur. 

Ai theksoi se për shkak të shkeljes së gjendjes së jashtëzakonshme në 6 ditët e fundit në vend janë ndaluar 315 persona dhe mbi 30 mijë të tjerë janë gjobitur.

Më tej bëhet e ditur se forcat e sigurisë do të rrisin edhe më shumë kontrollet deri në fund të javës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit