Spanjollja që shpjegoi kuptimin e fjalës Allah, pasi arabët nuk mundën ta shpjegonin atë!

Mos i humb

Aktualisht, kjo vajzë spanjolle studion për magjistraturë në degën e gjuhës arabe, në Universitetin e Jermukut, në Jordani.

Një ditë gjatë gjatë një prej ligjëratave në vitin e dytë, profesor Fahriu shtroi një pyetje përpara studentëve në sallë: Cili prej jush do të flasë rreth kuptimit të emrit “Allah”, në aspektin gjuhësor dhe fonetik?

Askush në klasë nuk e ngriti dorën, përveç një vajze spanjolle e quajtur Helenë, e cila e zotëronte mirë gjuhën e pastër arabe, edhe pse nuk ishte arabe.

Ajo tha: “Gjëja më e bukur që kam lexuar në gjuhën arabe është emri “Allah”. Mënyra e shqiptimit të emrit “Allah” në gjuhët e njerëzve ka një tingull të veçantë, sepse në dallim nga të gjithë emrat e tjerë, artikulimi i çdo shkronje të emrit “Allah” del nga thellësia e fytit, dhe jo nëpërmjet dy buzëve. Pra, emri “Allah” nuk artikulohet (nuk shqiptohet) nga buzët, për shkak se shkronjat e tij nuk përmbajnë shenja. “Përmendeni emrin e Allahut…”

Kur të shqiptoni këtë Emër, vëreni me kujdes se si e keni shqiptuar atë? A i keni artikuluar shkronjat nga thellësia e fytit apo shqiptuar pa asnjë shenjë lëvizjeje në fytyrë dhe buzët tuaja, saqë kur dikush kur përmend Emrin e Allahut, cilido person që është pranë tij, nuk e vëren këtë gjë? Prej mrekullisë së këtij Emri, është se edhe nëse i heqim një apo dy nga shkronjat e tij, ai prapë nuk ndryshon.

Siç e dimë, bashkëtingëllorja e fundit e emrit “Allah”, në gjuhën arabe, përfundon me zanoren “dammeh” (u). Nëse heqim shkronjën e parë, atëherë emri “Allah”, shndërrohet në “Li-Lah”, siç përmendet në këtë varg kuranor: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij…),”(Surja El-A’raf, 180). Nëse heqim shkronjën “elif” dhe “lamin e parë”, do të mbetet shprehja “Lehu”, e cila i referohet emrit “Allah”, siç është përmendur në këtë varg kuranor: “Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë…” (Surja Ta Ha, 6). Nëse heqim “Elifin” dhe “Lamin” e parë dhe të dytë, do të mbetet vetëm shkronja “He” sipër saj zanorja “u” pra “Hu”. Megjithatë, kjo shkronjë nënkupton emrin e Allahut, p.sh, në këtë varg kuranor: “Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Nëse heqim “Lamin” e parë, do të mbetet “Ilah”, siç është përmendur në këtë varg kuranor: “Allahu! Nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimin) përveç Tij,…” (Surja El-bekare, 255).

Emri i Helenës, tani, është “adhuruese”. Ja pra, ne arabët që krenohemi se jemi muslimanë, nuk mundëm të shpjegonim këtë emër. Përgëzime për Helenën. Përse t’i fshijmë mesazhet që flasin rreth Islamit! Përse t’i zëvendësojmë me mesazhe të zakonshme!

Profeti(a.s) thotë: “Transmetoni nga unë qoftë dhe një vepër”.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit