Specialja: Institucionet e Kosovës e kanë detyrim të bashkëpunojnë me ne

Mos i humb

Me tone të forta kanë folur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, kur të martën kanë ritheksuar se autoritetet e Kosovës duhet t’i përgjigjen pozitivisht secilës kërkesë a urdhëresë që u jepet nga Haga.

Është bërë kjo, në kohën kur të ftuarit për t’u intervistuar nga kjo prokurori janë deklaruar se do të paraqiten vullnetshëm.

Sami Lushtaku është i fundit nga ish-drejtuesit e UÇK-së, i cili ka bërë të ditur se ky organ i akuzës e ka ftuar për intervistë. Arianit Koci është avokat i tij dhe lajmin e ka bërë të ditur të martën, në një komunikatë shtypi.

Ka treguar se në Hagë do të jetë pas një muaji klienti i tij, i cili në luftë e ka drejtuar Zonën Operative të Drenicës, shkruan koha ditore, dhe vetëm disa muaj më parë është liruar nga akuzat për krime lufte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit