Spektakli i kandilëve, sensibilizim për pasojat e ngrohjes globale

Mos i humb

Me dhjetëra lloje kandilësh deti kanë ofruar një spektakël hipnotizues në akuariumin e Trocaderos në Paris, por qëllimi nuk është vetëm ky: kandilët janë sjellë aty edhe për të sensibilizuar mbi rrezikun që përbën ngrohja e ujit të detit për popullatën e tyre.

“Fantastike, nuk e dija që kishte kaq shumë lloje kandilësh! Janë të bukur, por ndërkohë po shoh edhe sa të rrezikshëm mund të jenë, sepse disa lloje për shembull qenkan vdekjeprurës. Sa për ngjyrat pastaj, absolutisht të jashtëzakonshme!!”, shprehet një vizitore.

“Është shumë bukur, mund t’i shohësh për orë të tëra dhe të mos mërzitesh. Edhe prezantimi është shumë mirë; sepse mund t’i shohim qartë, ndriçimi ndihmon shumë. Kontrasti me dhomën e errët, bën që lëvizja e tyre të dallohet më mirë”, tha një tjetër vizitore.

Pas tre vitesh punë, në bashkëpunim me ekspertë japonezë, akuariumi i ri i meduzave u inaugurua me 24 pishinat e tij, ku ekspozohen në rotacion 45 lloje kandilësh nga e gjithë bota, të cilët janë rritur në laborator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit