Sri Lankë, neutralizohen të gjithë autorët e sulmeve me bombë

Mos i humb

Autoritetet e Sri Lankës thonë se kanë arrestuar ose vrarë të gjithë autorët e dyshuar të sulmeve me bomba gjatë Pashkëve në ketë vend ishullor.

“Të gjithë ata që ishin të përfshirë në sulmet e fundit terroriste janë identifikuar dhe që të gjithë janë arrestuar ose vrarë”, shkroi e përdishmja “Daily Mirror” me seli në Colombo, duke cituar zyrtarin e lartë policor C.D. Wickremaratne.

Në mesin e terroristëve të vrarë, tha ai, janë dy ekspertë të bombave.

Kujtojmë se më 21 prill, në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana, si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, shpërthime ndodhën edhe në Dehiwala në periferi të Colombos dhe në afërsi të një mbikalimi në Dematogoda.

Autoritetet njoftuan për 253 të vdekur si pasojë e sulmeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit