Stamboll, arrestohen 20 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Mos i humb

Të paktën 20 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Në bazë të njohurive të inteligjencës, policia turke mëngjesin e sotëm kreu bastisje në katër lokacione në Stamboll dhe arrestoi të paktën 20 njerëz të dyshuar për lidhje me udhëheqësit e DEASH-it në Siri dhe Irak.

Ndër të arrestuarit janë 15 shtetas të huaj.

Operacionet policore kanë nisur në bazë të njohurive të inteligjencës se një grup terroristësh planifikon të kryej sulm terrorist gjatë pritjes së vitit të ri në Stamboll.

Organizata terroriste DEASH ka kryer disa sulme terroriste në vitet e fundit në Turqi, në të cilat jetën e kanë humbur të paktën 300 persona.

Forcat turke të sigurisë janë duke udhëhequr një luftë gjithëpërfshirëse kundër DEASH-it si dhe organizatave të tjera terroriste si PKK dhe FETO./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit