Stamboll, Gramoz Ruçi takon zv/kryetarin e parlamentit turk

Mos i humb

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar takim në Stamboll me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Turqisë, Ahmet Aydin.

Ruçi gjendet në Turqi për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Parlamenteve me rastin e 25 vjetorit të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), ndërsa aktualisht është kryesues i radhës i asamblesë.

Duke folur në takimin dypalësh mes delegacioneve të dy vendeve, zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë, Aydin, tha se Turqia dhe Shqipëria janë dy shtete me lidhje historike, kulturore, politike dhe ekonomike, duke shtuar se në Turqi jetojnë miliona shtetas me origjinë shqiptare.

Ai tha se në të kaluarën e lashtë të përbashkët, shumë personalitete kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e dy vendeve, duke shtuar se vizita e punës e kryeministrit shqiptar Edi Rama në muajin mars dhe takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë efektive në zhvillimin e marrëdhënieve.

Aydgn shprehu mbështetje për eurointegrimin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi i tij mbështet reformat e Shqipërisë, përfshirë ato në fushën e drejtësisë.

Po ashtu, Aydgn tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve, i cili në vitin 2017 ishte mbi 411 milionë dollarë, duhet të zhvillohet tutje.

“Turqia është investitori i tretë më i madh në Shqipëri. Kompanitë tona kanë investime në vlerë 2,8 milionë dollarë. Po ashtu, përmes TIKA-s, kemi investime në vlerë 85 milionë dollarë. Në Shqipëri kemi realizuar 430 projekte. Çdo ditë ka rritje të numrit të turistëve”, u shpreh Aydin.

Aydin gjithashtu tha se presin mbështetje më serioze nga Shqipëria në luftën kundër organizatës terroriste FETO, duke theksuar se kjo organizatë paraqet rrezik dhe kërcënim serioz për të gjitha vendet ku ushtrojnë aktivitete.

Duke rikujtuar se një numër i madh i personave humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016 nga FETO, Aydın tha:

“Andaj, ne kërkojmë që në Shqipëri të mbyllen organizatat që kanë dimensione rreziku dhe përbëjnë kërcënim kaq të madh, dhe që shkollat atje t’i transferohen Fondacionit Maarif. Ne mund të japim edhe garanci në këtë drejtim. As nxënësit në ato shkolla, as mësimdhënësit që nuk kanë lidhje me FETO-n, nuk do të dëmtohen as edhe një grimcë”.

– “Duam ardhjen e më shumë investitorëve turq në Shqipëri”

Nga ana tjetër, kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se Turqia ka dhënë përpjekje të mëdha për PABSEC, duke shtuar se asambleja nuk do të ekzistonte pa mbështetjen e Turqisë.

Ruçi tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende vëllazërore dhe mike dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve gjithnjë kanë qenë në nivel të lartë.

Ai theksoi se janë të kënaqur nga bashkëpunimi ekonomik, duke shtuar që investitorët turq janë të rëndësishëm për vendin e tij.

“Duam që në Shqipëri të vijnë më shumë investitorë turq”, tha Ruçi.

Pas takimit, Aydin i dorëzoi Ruçit një dhuratë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit