Stamboll, në Samitin Financiar të Pjesëmarrjes do të diskutohet për “financat humaniste”

Mos i humb

Më 16 dhe 17 nëntor në Stamboll do të mbahet Samiti Global Financiar i Pjesëmarrjes (Global Participation Finance Summit-GPAS ISTANBUL).

Në Stamboll, i cili në vitin 2016 u zgjodh “Kryeqyteti i Njerëzimit” me vlerat njerëzore dhe gërshetimin e njerëzve të feve, gjuhëve dhe racave të ndryshme përgjatë historisë, janë duke u hedhur themelet e një sistemi të ri financiar.

Koncepti i “Financave Humaniste”, që merr për bazë vlerat njerëzore në vend të parasë dhe synon rritjen përmes prodhimit dhe investimit do të diskutohet në Stamboll me pjesëmarrje të të gjithë aktorëve në sistemin financiar.

GPAS ISTANBUL do të sjellë në një vend personat dhe organizatat që besojnë në ekonominë e re të ndarjes, e cila në plan të parë mban vlerat njerëzore.

Në organizim do të marrin pjesë 10 mijë vizitorë nga 50 shtete, një mijë pjesëmarrës institucional dhe mbi 200 folës. Në 75 seanca të organizimit, përfaqësues të sektorëve dhe akademikë të universiteteve më prestigjioze të botës, si Oxford dhe Harvard, do të diksutojnë për kontributet e sistemit financiar human ndaj shoqërisë dhe njeriut.

Përmes seancave dhe paneleve të ndryshme, GPAS Istanbul synon ngritjen e vetëdijes dhe shpjegimin e financave humaniste, zhvillimin e fondeve të reja dhe këmbimin e ideve.

Samiti në fjalë realizohet nën përkujdesje të Presidencës së Turqisë dhe organizim të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve nga Turqia (MÜS?AD), Unioni i Bankave të Pjesëmarrjes së Turqisë (TKBB), ndërsa mbështetet nga Unioni i Odave dhe Bursave të Turqisë (TOBB), Sekretariati i Thesarit pranë Kryeministrisë, Banka Qendrore e Turqisë, Këshilli i Rregullimit dhe Kontrollit Bankar (BDDK), Këshilli i Tregut Kapital pranë Kryeministrisë (SPK), Drejtoria e Çështjeve Fetare dhe Këshilli i Arsimit të Lartë (YOK)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit