Ballina Islam Stamboll, xhaminë “Fatih” do ta zbukurojnë qilimat nga periudha Osmane

Stamboll, xhaminë “Fatih” do ta zbukurojnë qilimat nga periudha Osmane

85
0

Xhamia “Fatih” në Stamboll përsëri do të marrë qilimat e endura historike, të cilat kanë zbukuruar brendësinë e saj me vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Konservimi i qilimave historik, që përbëhet nga 76 pjesë të bëra me dorë në kohën e Sulltan Abdul Hamid II, ka përfunduar pas dy vitesh punë në ateljenë e Stambollit.

Qilimat unikal, të endura në shekullin e 16-të në qytetin Usak dhe rrethinën e tij për nevojat e oborrit Osman dhe xhamive, në fund të shekullit 19-të filluan të prodhohen në fabrikat në Herek, një pjesë e qytetit Kocali.

Qilimat e parë të prodhuar në fabrikë në vitin 1889, në periudhën e Sulltan Abdul Hamid II, dikur zbukuronin xhaminë Fatih dhe atë të Bejazitit në Stamboll.

Këto janë qilima me një madhësi rreth 2.094 metra katrorë, të cilat bëhen me bashkimin e disa pjesëve të mëdha, të cilat përbëjnë një tërësi unikale dhe madhështore.

Për prodhimin e këtyre qilimave të njohur nga periudha Osmane, janë përdorur fijet e pambukut dhe leshit.

Gjatë dekorimit të qilimave janë përdorur motive nga periudha klasike e artit osman, por në fund është bërë një produkt ku deri diku vërehet edhe ndikimi i motiveve të artit perëndimor.

Pas përfundimit të pastrimit mekanik të tyre, larjes, mirëmbajtjes, restaurimit dhe konservimit, qilimat gradualisht vendosen në xhaminë Fatih.

Stamboll, xhaminë “Fatih” do ta zbukurojnë qilimat nga periudha Osmane
Xhamia “Fatih” në Stamboll përsëri do të marrë qilimat e endura historike, të cilat kanë zbukuruar brendësinë e saj me vite.Konservimi i qilimave historik, që përbëhet nga 76 pjesë të bëra me dorë në kohën e Sulltan Abdul Hamid II, ka përfunduar pas dy vitesh punë në ateljenë e Stambollit.

Punimet për konservimin e qilimave, të cilat kanë zgjatur rreth dy vite, kanë kushtuar në total 2.2 milionë lira turke, apo rreth 395 mijë euro. Në projektin e konservimit kanë punuar gjithsej 60 persona, prej të cilëve 37 ekspertë për riparimin e qilimave.

Në procesin e restaurimit u përdorën afërsisht 5 ton fije leshi dhe 75 kilogramë fije pambuku.

Në konservimin e qilimave u angazhuan edhe një numër studentësh nga Fakulteti artizanal, të cilët në këtë mënyrë fituan punësim dy-vjeçar.

Mursel Sari, drejtor për mbrojtjen e artizanaleve për AA tha se për 15 vite punojnë në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe konservimin e zbukurimeve në xhamitë e Stambollit.

Ai thekson se konservimi i qilimave historik është një projekt shumë i çmuar dhe i duhur, duke shtuar se ka qenë e nevojshme të ruhen qilimat e vjetra rreth 129 vite.

“Çdo njëri prej tyre është aq i vlefshëm që me siguri mund të ekspozohet në muze. Xhamia Fatih me këtë në një mënyrë është shndërruar në muze. Qilimat në xhami me siguri mund të qëndrojnë edhe shumë vite. Vetëm vendosja e qilimave do të zgjasë 3-4 javë”, ka thënë Sari./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here