Stambolli, qendër e civilizimit me vende të shumta për t’u eksploruar

Mos i humb

Stambolli, djepi i qytetërimit dhe dikur qendër e perandorive romake, bizantine dhe osmane për shekuj me radhë, vazhdon të tërheqë njerëz nga të gjitha vendet me historinë e saj të larmishme.

Me rrugët e saj unike, tempujt historikë, Grykën e Bosforit që bashkon dy kontinente, ishujt dhe muzetë e sofistikuar që hedhin dritë mbi historinë botërore, Stambolli pret mysafirët e tij për të ndarë përvojën.

Ajasofja, Pallati Topkapi, Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e Kaltër) dhe Sterna Bazilika janë bërë tashmë atraksione që medoemos duhet parë nga vendasit dhe të huajt.

Për më tepër, vizitorët që duan të udhëtojnë në kohë mund të eksplorojnë Xhaminë Suleymaniye, vepra unike e arkitektit Mimar Sinan, Pazarin e Erëzave apo Çarshia Egjiptiane (Mısır Çarşısı) me aromat e saj autentike, Pazari i Madh apo Çarshia e Mbyllur (Kapalı Çarşı), qendra më e vjetër tregtare në botë, dhe muzetë arkeologjikë të Stambollit të lashtë 127 vite.

Atmosfera mistike e Kullës së Vashës (Kız Kulesi) në Bosfor, Parkut Gülhane me mbi 90 pemë, hamamit të famshëm i Haseki dhe Rrugës Soğukçeşme me shtëpi prej druri, tërheq vizitorët që kërkojnë një udhëtim alternativ në qytet.

Mrekullia e tetë e botës

Ajasofja, e quajtur “Mrekullia e tetë e botës” nga historianët, është një nga muzetë më të vizituar në botë në aspektin e historisë së artit dhe arkitekturës, ndërsa mirëpret vizitorët me gjithë lavdinë e saj.

Pas restaurimeve të bëra gjatë epokës osmane dhe minareve të shtuara nga Mimar Sinan, Ajasofja u bë një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës botërore.

Atraksioni kryesor, Pallati Topkapi, qendër administrative, arsimore dhe artistike, është përdorur në Perandorinë Osmane për pothuajse 400 vjet.

Historia ka thurur tregime dhe koleksione jashtëzakonisht të pasura, për ta bërë Pallatin Topkapi një nga pallatet më spektakolare në botë.

E njohur me gjashtë minaret dhe me ngjyrën e saj, Xhamia e Sulltan Ahmetit ka vazhduar të jetë qendra e vëmendjes për katër shekuj falë elementeve estetike të komponentëve turko-islame që ajo mbart.

Xhamia është gjithashtu e rëndësishme në aspektin e ruajtjes së të gjitha bukurive dhe hollësive të artit dhe estetikës së shekullit të 17-të.

Sternat e ndërtuara për të përmbushur nevojat e ujit në epokën bizantine, aktualisht shërbejnë për turizëm në fushën e kulturës dhe artit. Sternat si Bazilika, Nuruosmaniye, Binbirdirek dhe Hipodrom janë disa nga thesaret kulturore të Stambollit.

Pazari me aromë kanelle dhe karafili

Pazari i Erëzave, e njohur si Çarshia Egjiptiane, në të cilën shiten të gjitha llojet e bimëve dhe erëzave, u përfundua në vitin 1667, ndërsa tërheq vëmendjen veçanërisht me aromën e saj të kanellës dhe karafilit.

Pazari është destinacioni më i rëndësishëm i tregtisë së Rrugës së Mëndafshit në Stamboll.

Qendra tregtare e lashtë pesë shekuj

Pazari i Madh apo Çarshia e Mbyllur ka qenë një nga qendrat tregtare më të rëndësishme dhe më të vjetra të Stambollit për më shumë se 500 vjet, duke tërhequr entuziastë të të gjitha moshave dhe duke përfshirë një strukturë të pasur kulturore.

Muzetë Arkeologjikë të Stambollit i presin vizitorët që duan të udhëtojnë në korridoret e historisë dhe të shohin evolucionin e qytetërimeve. Aty gjenden pjesë të disa prej veprave më të rëndësishme të botës, siç janë Sarkofagu i Aleksandrit dhe Traktati i Kadeshit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit