Stefanoviç: Prishtina nuk dëshiron të zbulohen motivet e vrasjes së Ivanoviçit

Mos i humb

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka vlerësuar se Prishtina po refuzon bashkëpunimin në hetim me autoritetet serbe në mënyrë që ta vështirësojë dhe të parandalojë zbulimin e motiveve, kryerësve dhe urdhëruesve të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Sipas tij, reagimi i kryeministrit Ramush Haradinat dhe ministrit të drejtësisë, Abelard Tahiri, duke hedhur poshtë pjesëmarrjen e autoriteteve hetuese të Serbisë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviç është krejtësisht i papranueshëm.

“Një reagim i tillë i institucioneve kyçe të Prishtinës tregon qartë se nuk ka dëshirë për të gjetur vrasësit dhe për të ndëshkuar ata, as për të kryer hetimin profesionalisht,” tha ai për Tanjugun, duke shtuar se përndryshe hetimi do të përfshinte të gjitha organet hetuese që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve dhe organizatorëve të vrasjes së Ivanoviqit.

Kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç është vrarë të martën para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit