Stevo Pendarovski, kandidati që pritet të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut

Mos i humb

Kandidati i LSDM-së së Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni tashmë është Stevo Pendarovski.

Pendarovski kishte garuar në këtë poztë edhe në zgjedhjet e vitit 2014, kundrejt presidentit në largim nga radhët e VMRO-DPMNE’së, Gjorgji Ivanov. Gjorgji Ivanov, kishte marrë 448.304 vota, rivali i tij nga opozita, Stevo Pendarovski kishte grumbulluar gjithsej 326.069 vota. Ata ishin përballur në balotazh, ndërsa Ivanov kishte fituar zgjedhjet ngaqë shqiptarët patën abstenuar në masë të madhe.

Ishte koha kur regjimi i Gruevskit kishte arritur kulminacionin. Në garën e para katër viteve edhe PDSH kishte kandidatin e saj, i cili gjithsej kishte arritur të grumbullonte rreth 39 mijë vota. Në zgjedhjet presidenciale, sipas KSHZ-së, në vendbanimet me shumicë shqiptare jehona e votuesve ka qenë mjaft e vogël për shkak se partia shqiptare në pushtet, BDI, ka bërë thirje për bojkotin e zgjedhjeve për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për një president konsensual.

I pyetur se sa është optimist për suksesin e tij në këto zgjedhje, Pendarovski ka deklaruar se kryeministrin Zoran Zaev ka bërë lëvizje të pa precedent në historinë e Maqedonisë.

“Kjo ishte “të më jepte një mundësi tjetër për të hyrë në garën presidenciale pasi të gjithë ne ishim nënshtruar inxhinierisë zgjedhore brutale në 2014″”, ka deklaruar Pendarovski.

Pendarovski, është 55 vjeç. Sivjet ai përballë do të ketë edhe një kundërkandidat shqiptar, profesorin Blerim Reka. Deri më tani, Imer Selmani ka qenë kandidati shqiptar që ka fituar më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, gjithsej rreth 150 mijë vota.

Përndryshe, në Maqedoninë Veriore janë shpallur zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Më 21 prill pritet të mbahet raundi i parë, ndërsa më 5 maj do të jetë raundi i dytë, pas së cilës Maqedonia e Veriut do të bëhet me president të ri.

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 21 mars, ndërsa fushata zyrtarisht do të nis me 1 prill.

Kandidatët e konfirmuar deri më tani janë Stevo Pendarovski, i nominuar nga partia qeverisëse LDSM, Gordana Siljanovska-Davkova e propozuar nga VMRO-DPMNE dhe kandidati i pavarur, Blerim Reka, i cili ka mbështetjen e opozitës shqiptare.

Stevo Pendarovski, Koordinatori i Maqedonisë së Veriut për NATO-n, është kandidati i përzgjedhur nga kryeministri Zoran Zaev dhe partner i tij qeveritar, Ali Ahmeti per zgjedhjet presidenciale ne vendin fqinj.

Pendarovski ishte mes emrave me te votuar nga elektorati i Lidhjes Social demokrate të Maqedonisë, ndërsa sondazhet tregojnë se ai është i pëlqyer edhe nga jomaqedonasit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit