Stoltenberg: Bombardimet ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Mos i humb

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së...

239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar OBSH-s,ë ku i kërkohet asaj të...

Presidenti Trump ul dënimin për mikun e tij Roger Stone

Presidenti Donald Trump i telefonoi Roger Stone për ta informuar ndihmësin e tij të vjetër politik se ai do të pakësonte dënimin...

Covid, në Pekin dita e parë pa raste të reja pas gati një muaji

Pothuajse një muaj pas alarmit të shkaktuar nga shpërthimi i ri i koronavirusit në Pekin, në 24 orët e fundit kryeqyteti nuk...

Joe Biden përshëndet rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes...

Sot janë bërë 20 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit.

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se këto bombardime ishin të nevojshme dhe të ligjshme.

Sipas Stoltenberg, edhe historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sepse siç u shpreh ai, ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në atdhe, transmeton lajmi.net.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se në atë kohë, ishte KFOR-i i cili ndihmoi për krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë për të gjithë, duke përfshirë komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera që jetonin në Kosovë.

“Unë e di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre janë ende të sëmurë nga fushata ajrore në vitin 1999. Është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur e pafajshme është një tragjedi dhe ne kemi shumë keqardhje për këtë”, është shprehur Stoltenberg në një intervistë dhënë për “Politika”-n, transmeton më tutje lajmi.net.

Stoltenberg në këtë intervistë edhe një herë e ripërsëriti atë që kishte thënë në Beograd në tetor të vitit të tij, që fushata bombarduese kundër Serbisë nuk ishte asnjë herë e drejtuar kundër popullit serb, pasi që sipas tij, NATO-ja, kishte për qëllim ndaljen e veprimeve të Millosheviqit.

“Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas”, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se kjo është ajo që NATO-ja dhe Serbia po bëjnë përmes partneritetit, i cili është i dobishëm për NATO-n, Serbinë dhe rajonin më të gjerë.

Stoltenberg theksoi se NATO-ja e vlerëson partneritetin që ka zhvilluar me Serbinë dhe shpreson për një të ardhme më të mirë.

“Ne e respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë, siç demonstrojnë Austria, Suedia dhe Finlanda, neutraliteti dhe partneriteti me NATO-n nuk janë reciprokisht ekskluzive. Partneriteti ynë është i mirë për Serbinë, e kjo është e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe e mirë për NATO”, theksoi Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vënë në dukje se bota po përballemi me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit, por që siç theksoi ai, NATO-ja është një forcë pozitive në krijimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish=...

Zvicër: Janë regjistruar 108 raste të reja në 24 orët e fundit.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, sot janë raportuar 108 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG)...

Iran, rritet në mbi 12.600 numri i viktimave nga COVID-19

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.635 numri...

Japoni, 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur...

Ushtria serbe nuk i bindet Vuçiç, kundërshton urdhërin për ndalimin e protestave

Ushtria serbe ka dalë kundër urdhërit të presidentit Aleksandër Vuçiç, për ndalimin e protestave në Beograd. Mësohet se refuzimi ka ardhur nga...