Stoltenberg konfirmon ftesën për anëtarësim ndaj Maqedonisë

Mos i humb

iOS 14: iPhone i ri i tregon përdoruesit se kur është duke u përgjuar ose gjurmuar

Apple ka lëshuar së fundmi në treg versionin e qarkut iOS 14, me disa përmirësime madhore si dhe me hile të tjera...

Arabia Saudite do të heqë ndalesën e udhëtimit më 1 janar

Arabia Saudite në fillim të vitit të ri do të heqë ndalesën e udhëtimit në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri...

Kosovë : Janë regjistruar 71 raste të reja me covid-19 dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej...

Ta adhurosh ALLAHUN pa i shoqëruar asgjë në adhurim

عَنْ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ t قَالَ: قُلْت: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَخْبِرْنِي بِعَمَلٍ يُدْخِلُنِي الْجَنَّةَ وَيُبَاعِدْنِي مِنْ النَّارِ، قَالَ: “لَقَدْ سَأَلْت عَنْ عَظِيمٍ،...

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në aleancë në Samitin e 11 dhe 12 korrikut, por formalisht do të jetë pjesë e saj pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes për emrin.

 Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, në Bruksel, Stoltenberg tha se bazuar në praktikën e deritanishme, negociatat për anëtarësim në NATO zgjasin një ose një vit e gjysmë.

“Pres që në samitin tonë pas dy javësh, krerët e shteteve dhe qeverive t’iu ftojnë të filloni bisedimet për anëtarësim, e kur të gjitha procedurat brenda vendeve të përfundojnë për ta finalizuar marrëveshjen, ju do t’i bashkoheni NATO-s. Kjo është një mundësi historike, që nuk duhet humbur. Dera e NATO-s është e hapur dhe ju jeni në prag të saj”, tha Stoltenberg.

Kryeministri maqdonas, Zoran Zaev shfrytëzoi mundësinë e paraqitur dhe premtimin e Stoltenberg, për t’u bërë thirrje maqedonasve të votojnë pozitivisht në referendumin që do të mbahet në vjeshtë, në mënyrë që marrëveshja për emrin të finalizohet. Ai shprehu siguri për këtë, duke thënë se gjatë vizitës në selinë e NATO-s pa edhe vendin ku do të jetë flamuri maqedonas.

“Marrëveshja për zgjidhjen e problemit greko-maqedonas për emrin dhe për partneritet strategjik me Greqinë zhbllokoi pranimin tonë në NATO. Maqedonia mori vendin që meriton. Në vetëm një vit, vendi ynë arriti atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Qasja jonë me vullnet të fortë, dialog të sinqertë dhe gatishmëri për zgjidhje, na solli shumë lajme dhe vendime të gëzueshme”, tha Zaev.

Takimin me Zaev, shefi i NATO-s Stoltenberg e realizoi një ditë pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipras. Ky i fundit kishte shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e fqinjit në NATO, pasi marrëveshja për emrin të hyjë në fuqi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Maskat transparente dhe ato me valvule, të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit

Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla...

Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCOVID-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa...

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa...

Kryevirologu amerikan gati të vërë bast: Vaksina e sigurt në nëntor, por nuk përjashtohet edhe në tetor

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci është gati të vërë bast për një vaksinë efektive që do të jetë gati në nëntor ose dhjetor...

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...