Stoltenberg: NATO e shqetësuar për tensionet në rritje në Detin Azov

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se vazhdojnë të jenë të shqetësuar për tensionet në rritje në Detin e Azovi dhe se Rusia nuk mund të përdorë forcën kundër anijeve dhe marinarëve ukrainas.

Stoltenberg dhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, mbajtën një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel pas bisedimeve dypalëshe.

“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për tensionin në rritje në Detin Azov. Rusia nuk mund të përdorë forcën kundër anijeve dhe marinarëve ukrainas”, ka theksuar Stoltenberg, duke rikujtuar se Ukraina është një vend “mik dhe partner” i vlefshëm.

Stoltenberg përsëriti apelin ndaj Rusisë për lirimin me urgjencë të anijeve dhe ekuipazhit që ata konfiskuan dhe që të sigurojnë lundrim të lirë në Detin Azov.

Më tej Stoltenberg ka vënë në dukje se zhvillimet janë një pjesë e “sjelljeve destabilizuese” të Rusisë e cila edhe në Ukrainën lindore ka shkelur shpeshherë armëpushimin.

Ndërsa në lidhje me aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë, Stoltenberg, duke bërë të ditur se e dënojnë fuqimisht këtë ai tha se të “ashtuquajturat zgjedhje” që u mbajtën muajin e kaluar në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës janë në shkelje me marrëveshjen e Minskut.

NATO vazhdon të sigurojë mbështetje “politike dhe praktike” për Ukrainën, tha Stoltenberg, i cili kujtoi se aleanca ka rritur praninë e saj në Detin e Zi kundër agresionit rus.

– “Rusia ka kaluar vijën e kuqe”

Ndërsa Poroshenko pasi deklaroi se Rusia në mënyrë të hapur iu drejtua dhunës në ujërat ndërkombëtare, ai tha se “Rusia ka kaluar vijën e kuqe. Nuk mund të lejojmë që kjo të kalojë pa reagime të forta”.

“Sulmet e Rusisë ndaj anijeve dhe ekuipazhit ukrainas, kanë në objektiv jo vetëm Ukrainën, por të gjithë rajonin euroatlantik” ka nënvizuar Poroshenko, duke shtuar se administrata e Moskës ka humbur besueshmërinë në masë të konsiderueshme.

Pasi ka mirëpritur mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, Poroshenko ka bërë vlerësimin se “mbështetja e Ukrainës dhe kundërshtimi i agresionit të Rusisë është investimi më i mirë për botën e lirë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit