Stoltenberg për Agjensinë Anadolli: NATO solidarizohet me Turqinë kundër kërcënimit të terrorizmit

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca Veriatlantike solidarizohet me Turqinë kundër kërcënimit të terrorizmit.

Stoltenberg foli për Agjensinë Anadolli në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe NATO-s, operacionin antiterrorist “Dega e Ullirit”, gjendjen aktuale në Siri dhe marrëveshjen për blerjen e sistemit mbrojtës S-400 nga Rusia.

Kreu i NATO-s falënderoi Turqinë duke nënvizuar se ky vend si aleat i NATO-s ka dhënë kontribute në mënyra të ndryshme për sigurinë kolektive dhe organizimet dhe misionet e NATO-s.

Duke folur për operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, Stoltenberg tha se “Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë e saj”, duke shtuar se NATO-ja pret që Turqia këto shqetësime t’i trajtojë në mënyrë të matur dhe proporcionale.

– “Solidarizohemi me Turqinë kundër kërcënimit të terrorizmit”

Stoltenberg po ashtu tërhoqi vëmendjen se NATO-ja i ka ofruar mbështetje Turqisë.

“Në këtë aspekt, ne i ofrojmë Turqisë disa masa garantuese. Në Turqi kemi prani ushtarake, avionët për paralajmërim të hershëm dhe vëzhgin (AWACS) ofrojnë mbështetje duke fluturuar mbi hapësirën ajrore turke dhe në të njëjtën kohë ne kemi vendosur bateri për mbrojtje ajrore. Bateritë Patriot dhe bateria SAMP-T e Spanjës dhe Italisë janë në mesin e elementeve për mbështetje që ia ofrojmë Turqisë”, theksoi Stoltenberg.

“Ne jemi falënderues ndaj Turqisë për ndihmën e ofruar për NATO-n. Me praninë tonë ushtarake e cila viteve të fundit është rritur në këtë vend, ne tregojmë se jemi në solidaritet me Turqinë kundër destabilitetit që vjen nga jugu dhe kërcënimt të terrorizmit”, shtoi udhëheqësi i NATO-s.

– “Çështja e ushtarëve grekë duhet zgjidhur mes Turqisë dhe Greqisë”

Duke folur për një ankesë zyrtare në NATO nga Greqia lidhur me dy ushtarët grekë të arrestuar për kalim të kufirit grek, Stoltenberg tha se “Kjo është çështje që duhet zgjidhur mes Turqisë dhe Greqisë”.

– “Furnizimi me S-400 është vendim kombëtar”

Ndërkaq, duke folur për marrëveshjen e Turqisë për blerjen e sitemit mbrojtës raketor S-400 nga Rusia, Stoltenberg vlerësoi se: “Është vendim kombëtar se në çfarë kapacitete ushtarake do të investojë një aleat i NATO-s, përfshirë Turqinë. Andaj, ky është vendim kombëtar i Turqisë”.

Ai vuri në dukje se me rëndësi për NATO-n është ndërveprimi i sistemeve të ndryshme mes aleatëve, duke shtuar se ende nuk ka kërkesë për integrimin e sistemit S-400 brenda sistemeve të NATO-s dhe se çështja e integrimit nuk është e lehtë.

Ndërkaq, Stoltenberg përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes nga Turqia për blerjen nga Franca dhe Italia të baterisë SAMP-T për mbrojtje ajrore gjithëpërfshirëse.

– “Nuk është bërë thirrje që NATO-ja të zbresë në terren në Siri”

Para deklaratës për AA, Stoltenberg u takua me gazetaret e spikatura të Brukselit në një tryezë të rrumbullakët.

Gjatë takimit, Stoltenberg u pyet se pse NATO-ja nuk ka marrë rol më aktiv në terren në Siri. “Nuk është bërë thirrje që NATO-ja të zbresë në terren në Siri dhe nuk pres që do të bëhet”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Gjendjen aktuale në Siri, Stoltenberg e cilësoi si “shumë të ndërlikuar, të rrezikshme dhe të vështirë”, ndërsa rikujtoi se disa aleatë të NATO-s gjenden në terren në Siri.

Ai tha se NATO-ja është pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it dhe se Aleanca mbështet fuqishëm një zgjidhje politike të kryesuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) për konfliktin në Siri.

“Shohim njerëz duke vuajtur dhe dhunë. Njerëzit detyrohen t’i braktisin shtëpitë e tyre. Në veçanti, shohim se si në Gutën Lidnore regjimi i Asadit me mbështetje të Iranit dhe Rusisë shënjestron civilët”, shtoi Stoltenberg.

– “Shqëtësimet legjitime të Turqisë i pranojnë të gjithë aleatët”

Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së si dy anëtarë të fuqishëm të NATO-s, Stoltenberg theksoi se mes dy vendeve ekziston kontakt i drejtpërdrejt dhe se këtë gjë e vlerësojnë pozitivisht.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen sprovat në veri të Sirisë dhe Afrin”, tha ai.

Stoltenberg po ashtu shtoi se “Shqëtësimet legjitime të Turqisë për sigurinë i pranojnë të gjithë aleatët”.

– “NATO-ja synon marrëdhënie konstruktive me Rusinë”

Stoltenberg adresoi edhe çështjen e “armëve me rreze të pakufizuara veprimi” të prezantuar javën e kaluar si “të pamboshtura” nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se marrëdhëniet NATO-Rusi bazohen në një politikë me dy shtylla, të cilat janë parandalimi dhe dialogu.

Ai tha se fjalimi i Putinit është pjesë e një rendi që është shfaqur viteve të fundit dhe se Moska zyrtare periudhën e fundit ka bërë investime serioze për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake.

“Rusia është fqinji ynë dhe nuk shkon askund”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO-ja synon të zhvillojë marrëdhënie konstruktive me Rusinë.

Shefi i NATO-s tha se Rusia po ashtu zhvillon aktivitete për integrimin e forcave konvencionale dhe bërthamore. “Është tejet e rrezikshme të humbet dallimi mes armëve konvencionale dhe bërthamore”, shtoi Stoltenberg./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit