Stoltenberg: Turqia ka një rol kyç në sigurinë e Evropës

Mos i humb

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia ka një rol kyç në sigurinë e Evropës.

Në një fjalim në Fondacionin Körber në Berlin, Stoltenberg bëri deklarata lidhur me politikat e sigurisë.

Stoltenberg, tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e NATO-s dhe që Bashkimi Evropian nuk mund ta ruajë ushtarakisht i vetëm Evropën.

“Norvegjia, SHBA-ja, Kanadaja, Britania dhe Turqia në jug janë vende që kanë një rol kyç për të mbajtur të sigurtë Evropën”, tha Stoltenberg.

Pasi ka kërkuar nga vendet anëtare të aleancës që të sjellin shpenzimet e mbrojtjes në nivelin që kërkon NATO, Stoltenberg është shprehur më tej se Gjermania shpenzimet e mbrojtjes duhet t‘i rrisë jo për të mirën e SHBA-ve, por për të garantuar sigurinë e saj.

Stoltenberg, edhe në një deklaratë të bërë ditën e diel për gazetën Bild am Sonntag kishte theksuar se duhet të pranohet që Turqia është një aleat i rëndësishëm.

“Duhet të pranohet se Turqia është një aleat i rëndësishëm. Turqia ka ofruar kontribut në mënyrë të vendosur në luftën kundër DEASH-it dhe në rrënimin fizik të kalifatit në fjalë. Asnjë vend aleat nuk ka pranuar refugjatë sirianë aq sa Turqia. Ajo ka pranuar 3.6 milionë sirianë dhe asnjë vend i NATO-s nuk ka përjetuar sulme aq sa Turqia”, kishte theksuar Stoltenberg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit