Stresi ju dërgon drejt shtimit në peshë

Mos i humb

Gratë që përjetojnë situata të vështira dhe stresuese kanë më shumë gjasa që të kthehen në obeze në krahasim me gratë e tjera, thuhet në hulumtimin e fundit të shoqatës amerikane të zemrës për vitin 2017.

Përfaqësuesit e Qendrës për Studimin Sëmundjeve Kardiovaskulare në Universitetin e Kalifornisë, që kanë bërë studimin u shprehën se këto janë hulumtimet e para që vërtetojnë lidhjen midis mbipeshës dhe stresit.

Në studim shpjegohet se stresi ndikon në sjelljen dhe në aktivitetin neuro-hormonal, çka sjell dhe rritje të prodhimit të kortizolit që lidhet direkt me shtimin e peshës.

Studimi u zhvillua me rreth 22 mijë gra të moshës së mesme dhe të tretë të cilat u ndanë në dy grupe stresi, të humbjes së një fëmije dhe grupi i femrave që përjetonin strese të vazhdueshme nga situata të ndryshme si humbja e punës, shqetësime në familje.

Dhe në fund të hulumtimit u vërejt se në të dyja grupet stresi rriti riskun për tu bërë obezë me 36%, dhe sa më shumë të rritej niveli i stresit aq më shumë rritej risku./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit