Studentët akuzojnë policinë: Na drejtuan revolen nga fytyra

Mos i humb

Lëvizja Studentore “STUDIM, KRITIKË, VEPRIM”, sot në një konference për media që ka mbajtur para objektit të policisë ka akuzuar këta të fundit se janë sjell keq me ta mbrëmë derisa kanë qenë duke festuar 10 vjetorin e themelimit me muzikë live tek parku i qytetit.

Përfaqësuesja e SKV-së , Berna Ramaxhiku ka thënë se studentët janë lënduar dhe janë dërguar urgjent për trajtim mjekësor. Sipas saj njeri nga policët nxori edhe revolen dhe ua drejtoj atë.

“Studentët janë rrahur në mënyrë brutale nga policia, të cilët i rrahën para, gjatë dhe pas arrestimit. Njëri nga policët nxori revolen dhe na drejtoi atë nga fytyra”, tha ajo.

Kurse Shkelzen Xhafa tha se për aktivitetin e mbrëmshëm aata më parë kishin kërkuar leje. Ai ka paralajmëruar se SKV  do të ngris padi nga policëve që morën pjesë në arrestimin e studentëve, duke thënë se ata mbrëmë spo bënin asgjë keq, por vetëm po festonin 8 vjetorin e themelimit të lëvizjes.

” Nuk është e vërtetë se ne kemi përdorur substanca narkotike dhe nuk kemi bërë asgjë kundrejt ligjit” tha ai duke shtuar se mund të ketë pasur shqetësim nga ana e qytetarëve por jo në atë menyrë për të vepruar me dhunë policia. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit