Studentët thirrje Qeverisë dhe deputetëve: Votoni Demarkacionin, stop izolimit!

Mos i humb

Një grup studentësh, nga 10 fakultete të Kosovës përmes një aksioni simbolik para Qeveris së Kosovës kanë kërkuar votimin e demarkacionit sa më shpejtë.

Studentët me këtë rast kanë kujtuar krerëve të shtetit dhe deputetëve se të rinjtë e Kosovës janë të izoluar dhe se ata nuk kanë pasaporta të Shqipërisë, sikur kanë pothuaj të gjithë zyrtarët shtetëror.

Për më tepër, studentet të shqetësuar për izolimin që po përjeton Kosova dhe qytetarët e saj, kanë kërkuar nga deputetët që të votojnë demarkacionin, këtë ta bëjnë për qytetarët që ua kanë besuar votën e të mos mbesin në mëshirën e Listës Serbe, raporton Kosova Post.

Studentët mbanin në duar pankarta me mbishkrimet, si ‘Stop Izoimit’, ‘Votoni Demarkacionin’, ‘Nuk kam pasaportë shqiptare’… etj/Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit