Studim i ri, ja si mund të zbulohet rreziku nga sëmundjet e zemrës!

Mos i humb

Kapilarët e zgjeruar të gjakut në sy sugjeron për inflamacion dhe qarkullim të dobët të gjakut, tregon një studim i ri.

Strukturat e caktuara të retinës dhe mirëqenia e dobët shëndetësore janë indikatorë të rrezikut nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës në të ardhmen, thuhet në këtë raport.

Meshkujt janë më të prekur, derisa kjo nuk ka ndikim te femrat, ndërsa studimet e mëhershme kishin ndërlidhur kapilarët e zgjeruar të gjakut në sy me probleme shëndetësore mentale si depresioni dhe ankthi.

Autori i studimit Bamini Gopinath nga Instituti Westmead për kërkime medicinale në Australi, tha se kontrolli i syve të të rinjve mund të zbulojë rrezikun nga prekja e tyre nga sëmundje kardiovaskulare në të ardhmen.

“Mirëqenia e dobët dhe ndryshime të caktuara strukturore në retinë janë të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare në të ardhmen. Ne kemi gjetur se adoleshentët – veçanërisht meshkuj – me cilësi më të dobët shëndetësore kishin kapilare më të gjera të gjakut në retinë. Këto ndryshime të veçanta janë tregues të mundshëm për rrezik në të ardhmen nga sëmundje kardiovaskulare”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mbi 1.6 milion burra dhe një milion gra në Britaninë e Madhe janë të prekura nga sëmundje të zemrës./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit