Studim për rënien e popullatës së bletëve: fungicidet, kërcënimi i madh!

Mos i humb

Është një fakt i mirënjohur se popullatat globale të bletëve janë në rënie. Shkencëtarët kanë bërë çmos për të kuptuar më mirë trendin alarmues për vite, dhe një studim i ri duket se ka hedhur dritë mbi një faktor kyç kontribuues. Studimi i ri, i publikuar në Proceedings of the Royal Society B, ka treguar se fungicidet janë një faktor kryesor lidhur me rënien e popullsisë së bletëve.

Në një prezantim në Takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), u zbulua se nga viti 2008 deri në 2013, popullatat kanë pësuar rënie me rreth 23 për qind në të gjithë SHBA-në, dhe në 139 qarqe në të gjithë SHBA-në popullatat e bletëve të egra konsiderohen të jenë në rrezik serioz.

Trendi shqetësues nuk është vetëm një kërcënim për popullsitë e bletëve vendëse, por për shumë industri, në të cilat mbështeten njerëzit, në të cilat pjalmatorët (bletët në veçanti) luajnë një rol kritik, si bujqësia dhe suksesi i vazhdueshëm i specieve bimore. Sipas një dokumentari të publikuar në vitin 2014 nga BBC, bletët “pllenojnë 70 nga rreth 100 lloje kulture që ushqejnë 90 për qind të botës. Bletët e mjaltit janë përgjegjës për 30 miliardë dollarë në vit në të korra”.

Fungicidet

Studimi i kohëve të fundit tregoi se fungicidet mund të jenë faktori më i rëndësishëm kontribuues për rënien e numrit të bletëve. Këto gjetje erdhën si surprizë për shkencëtarët, meqë fungicidet kanë për cak myshqet, jo insektet. Në fakt, sipas Scott McArt, në Universitetin Cornell në SHBA i cili edhe udhëhoqi studimin e ri, deri më tani “Fungicidet janë nënvlerësuar në masë të madhe”.

Hulumtuesit nuk janë të sigurt përse ata paraqesin një kërcënim të tillë të dallueshëm për bletët, por konkluzioni i tanishëm është se ato i bëjnë bletët më të ndjeshëm ndaj parazitit vdekjeprurës nosema dhe/ose rrisin toksicitetin e pesticideve të tjera. Ajo që shkencëtarët e dinë është se cilido qoftë mekanizmi që bën fungicidet aq vdekjeprurëse për bletët, duhet të adresohet sa më shpejt për hir të këtyre popullatave.

McArt u zgjerua duke thënë se “duhet bërë punë më e madhe lidhje me fungicidet dhe rolin e tyre në rënien e numrit të bletëve. Njerëzit me gjasë nuk po hulumtojnë në të gjitha vendet ku duhet hulumtuar”.

Matt Shardlow, në organizatën bamirëse të konservimit, Buglife, tha se “mënyra se si ne njerëzit e menaxhojmë peizazhin është duke vënë bletët nën presion të madh, dhe sa më tepër po bëjmë përparime drejt një ndalimi të plotë [në BE] për një faktor të provuar – insekticidin neonicotinoid – duket sikur një kërpudhë shumë e zakonshme mund të jetë gjithashtu një faktor i rënies së numrit të bletëve të egra. Shkencëtarët dhe rregullatorët duhet të reagojnë me studime të reja urgjente”.

Profesor David Goulson, në Universitetin e Sussex, Britani të Madhe shtoi se “Ky hulumtim sugjeron se sistemi rregullator për pesticidet mund të ketë dështuar edhe një herë, ndoshta për shkak se testet rregullatore nuk i ekspozojnë bletët ndaj pesticidit dhe sëmundjes në të njëjtën kohë”.

Shkëlzen Rrecaj – /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit