Studimi: Gripi mund të lehtësojë përhapjen e infeksionit të Covid-19

Mos i humb

Një studim i kryer prej dy nga institutet më prestigjoze në botë, ai Max Planck në Gjermani dhe Instituti Pasteur në Francë, ka treguar se ‘përplasja’ e pandemisë Covid dhe gripit mund të kontribuojë në dyfishimin e transmetimit të Covid. Hulumtimi, i botuar tashmë edhe në Medrxiv.org, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve të ndryshëm pasi ai adreson një çështje thelbësore në funksion të së ardhmes së afërt: lidhjen e marrëdhënies midis koronavirusit dhe gripit.

Hulumtimi i lartpërmendur, gjithashtu i raportuar nga edhe nga South China Morning Post, ka treguar në fakt se si një pacient i infektuar me Sars-CoV-2 është mesatarisht i aftë të transmetojë Covid-19 te dy persona të tjerë. Por nëse i njëjti person do të kishte edhe grip, ai do të ishte në gjendje të ndihmonte virusin misterioz të lëvizte në trupat e katër ose pesë personave të tjerë.

Por në komunitetin shkencor ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë temë.

Ka nga ata që besojnë se infeksioni i gripit mund të prodhojë një përgjigje imune tek pacientët dhe mund të sigurojë mbrojtje të pjesshme ndaj Covid. Të tjerë mendojnë diametralisht të kundërtën e kësaj. Këta të fundit argumentojnë se gripi vetëm mund ta përkeqësojë situatën, duke pasur parasysh që një pacient i bashkë-infektuar me covid dhe grip do duhet të luftojë kundër dy viruseve të ndryshëm në të njëjtën kohë. Jo vetëm kaq: disa simptoma të gripit, të tilla si kollitja dhe teshtitja, do të favorizonin përhapjen e koronavirusit të ri.

Në vitin 1918, pandemia e shkaktuar nga virusi H1N1 infektoi një të tretën e popullsisë së botës, duke vrarë 50 milion njerëz. Ajo u zhvillua me disa valë dhe dshumë shkencëtarë besojnë se vala më e keqe ishte ajo që ndodhin në kohën e gripit sezonal.

Një studim shumë më i fundit, i kryer në maj nga Google dhe Laboratori Cold Spring Harbour, zbuloi se gripi mund të rrisë sasinë e enzimave konvertuese të angiotenzinës në trupin e njeriut (ACE2). Kujtojmë që ACE 2 është receptori kryesor që përdoret nga koronavirusi i ri për tu lidhur me qelizat pritëse. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që shumë mjekë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara i nxisin qytetarët të vaksinohen kundër gripit para se të vijë dimri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit