Studimi, ndryshojnë tendencat e emigrimit të shqiptarëve: 52% mendojnë largimin

Mos i humb

Neutralizohen 9 terroristë në zonën e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Burimi i Paqes”

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat e sigurisë kanë neturalizuar 9 terrorsitë të PKK/YPG-së në zonën e operacioneve "Mburoja e...

Kinë/ 4 vdekje në Wuhan, 14 raste të reja të importuara

Koronavirusi filloi përhapjen në Kinë dhe tashmë është përhapur në të gjithë botën. Europa dhe SHBA po vuajnë shumë nga virusi vdekjeprurës...

SHBA, mbi 700 punëtorë të spitalit në Detroit të infektuar me COVID-19

Më shumë se 700 punonjës të një spitali në zonën metropolitane të Detroit në shtetin Michigan të SHBA-ve janë testuar pozitiv ndaj...

Covid-19/ 53 mijë të vdekur në mbarë botën, ja 10 vendet me numrin më të lartë të viktimave

Numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi rritet dita ditës. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më...

Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë, tregoi një studim i publikuar ditën e premte.

Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se migrimi potencial i vendit ishte rritur nga 44 përqind në 2007-ën, në 52 përqind në 2018-ën.

Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milion shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale të vendit, kanë emigruar kryesisht në Italinë dhe Greqinë fqinje, dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Studimi tregoi se motivet ekonomike ishin akoma faktori kryesor i migrimit, por me ndryshimin se tani shqiptarët preferojnë të largohen drejt Gjermanisë dhe SHBA-ve, duke mos u joshur më nga vendet fqinje.

Rreth 65,000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16, por shumica e tyre u refuzuan, pasi vendi përballej edhe me fluksin e sirianëve që iknin nga lufta. Gjermania që nga fillimi ka mirëpritur gati të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj, të sapodiplomuar, duke shprehur edhe një interes në rritje ndaj kësaj kategorie.

Ndërsa kriza globale dhe ekonomike që nga viti 2008 goditën ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë, që ishin edhe “shtëpi” për rreth një milion shqiptarë, remitancat në Shqipëri, kyçe për lehtësimin e varfërisë, u tkurrën me një të tretën dhe 133.544 emigrantë u kthyen në atdhe.

“Të papunët, të pa kualifikuarit dhe të paarsimuarit ishin kategoria prej nga buronin emigrantët më parë. Tani ka ndryshuar, pasi janë të aftët, të arsimuarit, ata me një punë dhe gjendje të mirë ekonomike, që duan të emigrojnë”, tha Gedeshi për Reuters.

“Ne gjithashtu kuptuam se arsyet ekonomike kishin rëndësi më të vogël, sepse njerëzit tani duan të emigrojnë për një arsimim më të mirë. Një grup gjithashtu dëshiron të largohet sepse nuk sheh asnjë të ardhme në Shqipëri”, shtoi ai.

Duke pasur parasysh profilin në rritje të edukimit të migrantëve potencialë, studimi rekomandoi që Shqipëria të kërkonte marrëveshje për “migrimin e menaxhuar të të aftëve, gjithmonë duke mbajtur parasysh rreziqet e rrjedhjes së trurit dhe aftësive”.

“Duhet gjithashtu të bëhen përpjekje për të përmirësuar dhe zgjeruar strukturën e punësimit dhe mundësive të biznesit në Shqipëri, në mënyrë që më pak njerëz të jenë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe ta shohin migrimin si” rrugë të vetme”, thuhet gjithashtu në studim./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 11.000

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në...

Italia raporton 604 vdekje nga COVID-19, ulet numri i infektimeve

Italia ka njoftuar 604 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Turqi, numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 725

Turqia ka konfirmuar mbi 76 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, duke e çuar në 725...

Kontingjenti i parë me ndihma mjekësore nga Turiqa mbërrin nesër në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem...

COVID-19: Pas 76 ditëve Kina heq bllokimin në Wuhan

Pas 76 ditëve Kina ka hequr bllokimin në qytetin Wuhan, që ishte imponuar për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).