Studiuesit zbulojnë virusin unik në Zvicër, ja si shpjegohet!

Mos i humb

Hulumtuesit në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) kanë zbuluar një lloj të virusit të hepatitit E, i cili rezulton të jetë unik në Zvicër.

Ata thonë se kjo mund të shpjegohet me faktorë gjeografikë, pasi liqenet dhe malet e Zvicrës formojnë një pengesë natyrore me botën e jashtme.

Një faktor tjetër është se Zvicra nuk i përket Bashkimit Evropian dhe pasi që ka rregullat e veta mbi tregtinë bujqësore, 96% e mishit të derrit të konsumuar në vend prodhohet në nivel lokal. Në vendet e zhvilluara, shumica e rasteve të hepatitit E shkaktohet nga ngrënia e mishit të papjekur, sidomos derrit, shkruan Albinfo.ch.

Infeksioni me virusin e hepatitit E (HEV) është një nga shkaqet kryesore të hepatitit akute dhe verdhëzës në botë. Shkaku kryesor në mbarë botën është uji i ndotur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sëmundja shkakton ethe, dhimbje muskulare dhe abdominale, humbje të oreksit dhe të përziera. Më shumë se 90 % e infeksioneve nuk shkaktojnë simptoma dhe shumica e pacientëve shërohen pa trajtim mjekësor. Ka shumë gjenotipa të ndryshme të këtij virusi, të aftë për të infektuar një numër të madh të kafshëve dhe njerëzve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit