Stuhi në alpet zviceranë, vdesin 4 alpinistë

Katër alpinistë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kaluan një natë me acar në Alpet e Zvicrës në një lartësi mbi 3200 metra.

Lajmi u bë i ditur nga policia lokale e cila deklaroi se viktimat ishin pjesë e dy grupeve të përbërë nga 14 persona me kombësi italiane, gjermane dhe franceze.

Alpinistët u përballën me një stuhi të fuqishme duke i penguar atë që të ktheheshin.

Operacioni i shpëtimit filloi pas një alarmi të dhënë. Shtatë helikopterë morën pjesë në operacion, ndërsa policia ngriti një linjë ndihmë për të krijuar kontakte me familjet./Mesazhi/