Stuhia dimërore godet SHBA-të, anulohen mbi 1.000 fluturime

Mos i humb

Një stuhi e fortë dimërore ka goditur pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve në vend.

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat shumë të ulëta akoma paraqesin një rrezik për ndërprerjen e trafikut në tërë rajonin e lartpërmendur.

Meteorologët thonë se në disa zona përfshirë Chicagon priten 36 centimetra borë, ndërsa siç thonë, reshjet e borës do të intensifikohen gjatë fundjavës.

Në qytetin në fjalë, si pasojë e borës janë regjistruar të paktën 25 aksidente rrugore, ndërsa bashkë me Detroitin dhe Milwauken, Chicago ka ndërprerë edhe procesin mësimor nëpër shkolla.

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar anulimin e mbi 1.000 fluturimeve, pjesa më e madhe në Chicago dhe Detroit, ndërkohë që moti i keq këtë javë ka rezultuar me gjashtë persona të vdekur në Iowa, dy në Missouri dhe një në Montana./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit