SubhanaAllah! Mos E Le Pa E Lexuar! Dikur Ekzistonte Një Pemë E Madhe E Mollës!

Mos i humb

Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit. Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur. Pema i tha djaloshit: “Eja të luash me mua.” Djaloshi u përgjigj: “Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t’i blerë.” Pema i tha: “Më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t’i marrësh mollët e mia t’i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash.”

Djaloshi u gëzua pa masë, hypi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollët dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur. Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: “Eja të luajmë sëbashku!” Djali, tani i rritur tha: “Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time.” Dhe vazhdoi: “Më nevojitet shtëpia për t’u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?” Pema tha: “Mund t’i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë.” Kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar. Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: “Eja të luajsh me mua.”

Njeriu tha: “Jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të më japësh një varkë?” Pema u përgjigj: “Nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron.” Dhe kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më. Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: “Më vjen keq, por nuk kam më çfarë të jap. Nuk kam fruta.” Njeriu tha: “Nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t’i kafshuar.” Pema tha: “Nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh.” Njeriu tha: “Për këtë jam shumë i moshuar.” Pema duke lotuar tha: “Vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia.” Njeriu tha: “Tani nuk më duhet asgjë, por më nveojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë këtyre viteve.” Pema e vjetër tha: “Mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti.

Eja dhe ulu pranë meje dhe pusho.” Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxorri lotë gëzimi. A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri? Njeri je ti, ndërsa pema prindërit e tu. o Allah fali e mëshiroi prindërit tanë! Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Kur’an, Isra 23-24)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit