Sudani i Jugut, grupi i armatosur opozitar vret 17 persona

Mos i humb

Grupi i armatosur opozitar ka kryer një sulm ndaj forcave qeveritare në provincën qendrore Liech-i Jugor, në Sudanin e Jugut, duke vrarë 17 persona, kanë deklaruar të enjten burime të sigurisë.

Më tej në njoftim thuhet se pas sulmit njerëzit që kanë qenë në afërsi janë strehuar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në qytetin Leer.

Sudani i Jugut nga mesi i dhjetorit 2013 u përfshi në një kaos politik dhe ushtarak kur presidenti Salva Kiir shkarkoi zëvendësin e tij Machar për dyshimet se ka përgatitur grusht shteti.

Që nga shpërthimi i konfliktit dhjetra mijëra njerëz janë vrarë dhe afër 4 milionë të tjerë janë zhvendosur. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit