Suedi, një person dënohet me gjobë për fyerje ndaj muslimanëve

Mos i humb

Një person në Suedi që ka fyer muslimanët nëpërmjet adresës në median sociale është ndëshkuar me gjobë 7.500 kruna (rreth 750 euro).

Në lajmin e kanalit shtetëror suedez SVT është theksuar që një person në qytetin Norkoping është dënuar me gjobë pasi kishte shkruar në llogarinë e medias sociale “Riktheni të gjithë muslimanët në vendet nga ku kanë ardhur, ata janë parazitë që jetojnë nga të tjerët”.

Ndër të tjera thuhet se është gjetur fajtor personi ndaj të cilit ishte hapur padi me arsyetimin se ka kryer “krim të urrejtjes” për shkak të postitmit që ka kryer. Gjykata e Norkoping-ut pasi ka shpallur fajtor personin në fjalë e ka ndëshkuar me 90 ditë burgim të cilin e ka konvertuar me gjobë rreth 750 euro.

Prokurori i çështjes, Michael Forsberg, duke folur për SVT ka theksuar se krimi i urrejtjes në median sociale është rritur shumë duke arritur në përmasa “të tmerrshme” me postimet e kryera nga llogaritë false dhe se policia shpenzon ditë të tëra për të përcaktuar këto persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit